Angjelina Xhara

Lexo ngjarje:

Lindi në Boboshticë të Korçës Angjelina Xhara (Papalilo), redaktore dhe skenariste e filmave kronikalë dhe dokumentarë. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi, më 1970 emërohet në Kinostudion “Shqipëria e Re” si redaktore në sektorin e filmit kronikal dhe dokumentar. Qysh studente u aktivizua si spikere në radio “Tirana”, veprimtari që e vazhdoi edhe për disa vite të tjera në kinostudio si folëse në shumë kinoditarë, filma kronikalë dhe dokumentarë, ku u shqua për diksionin e pastër, drejtshqiptimin, tonacionin e saktë dhe logjikën në përcjelljen e fjalës dhe të mendimit shqip. Si skenariste e filloi krijimtarinë në vitin 1974. Mbi skenarë të saj janë realizuar mbi 30 filma. Angjelina Xhara ka botuar një numër të madh artikujsh (kritikë dhe recensionalë) për filma të veçantë dhe probleme ideo-estetike të filmit shqiptar. (Në fotografi: Angjelina Xhara)

Teksti: Kristaq Dhamo

Fotografia: © https://digital.library.ucla.edu/catalog/ark:/21198/z18d43mb

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img