Rebelimi i Zhapokikës

Lexo ngjarje:

Në fshatin Zhapokikë (komuna Tërpan i Beratit) shpërtheu rebelimi i Zhapokikës, kryengritje e antikomuniste, kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Rebelimi i Zhapokikës, megjithëse ishte më minor e më lokal, krahasuar me Kelmendin dhe Postribën, ka një rëndësi të madhe, sepse ka prodhuar po aq pasoja tragjike pas konfrontimit me armë me forcat e policisë së shtetit, me të vrarë e të pushkatuar, me gjyqe e të dënuar me vdekje. Ky rebelim konsistonte në një çetë të organizuar kryengritësish me një strukturë të brendshme organizmi, që synonte për t’u shtrirë e për t’u lidhur me pjesë të tjera të jugut. Rebelimi i Zhapokikës është një tjetër dëshmi, se komunizmi është kundërshtuar me armë, jo vetëm në veri, por edhe në jug. Me shtypjen e lëvizjes së Zhapokikës, u mbyll kapitulli i kryengritjeve me armë kundër pushtetit komunist në Shqipëri dhe nisi periudha e gjatë e nënshtrimit, persekutimit, varfërimit dhe izolimit të tejskajshëm të popullit e të vendit tonë. (Fotografi ilustruese)

Teksti: https://muzeuimemories.info/qendresa-antikomuniste/

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img