Hapja e Muzeut Historik dhe Arkeologjik Zogu I

Lexo ngjarje:

U çel Muzeu Historik dhe Arkeologjik Zogu I, muzeu i parë në Shqipëri, i krijuar tërësisht me objekte të zbuluara në një sit të vetëm arkeologjik dhe që kishte njëkohësisht parametrat e një muzeu publik. “Muzeu arkeologjik dhe historik Zogu I” u hap në qytetin e Vlorës. Merita për çeljen e këtij muzeu i takon arkeologut francez Léon Rey, i cili u bë jo vetëm nxitësi, por edhe “furnizuesi” i tij kryesor falë punës këmbëngulëse të bërë nga misioni që ai drejtoi në Apoloni gjatë viteve 1924–1938. Më 8 tetor, në ditën e lindjes së mbretit Zog u bë e mundur hapja e të parit muze arkeologjik, pikërisht në shtëpinë historike ku ishte vendosur qeveria e parë e Ismail Qemalit pas Shpalljes së Pavarësisë në Skelë. Pas dëgjimit të himnit të flamurit fjalën e mori Léon Rey, i cili theksoi: “Është thellësisht ngushëlluese të shohësh vendin tuaj të afirmojë respektin për të kaluarën dhe të shpëtojë thesaret e trashëgimisë së saj artistike. Ju e keni kuptuar se forcat e nacionalizmit, këto forca shpirtërore që ndoshta do ta shpëtojnë botën nga barbaria, na vijnë pjesërisht dhe nga të parët tuaj me të cilët kërkoni të keni lidhje e t’i doni. Ky muze është një muze i denjë, sepse çatia e tij mbulon atë çfarë është më e bukur në këtë botë: dashurinë për artin…”. Hapja e “Muzeut arkeologjik dhe historik Zogu I” pati një jehonë të gjerë mediatike kryesisht në Shqipëri, por edhe në Francë. Nga pozicioni i një profesionisti Rey kishte këmbëngulur që muzeu i gjetjeve arkeologjike nga Apolonia të hapej në Vlorë, pavarësisht se vetë mbreti Zog i rekomandoi transferimin e muzeut në Tiranë. Në fakt Vlora ishte qyteti më i afërt me Apoloninë ku turistët mund të vizitonin, brenda ditës, edhe sitin edhe muzeun, si dhe ofronte kushtet për hapjen e muzeut arkeologjik. (Në fotografi: Godina ku u çel Muzeut arkeologjik dhe historik Zogu I.)

Teksti: Marin Haxhimihali, Apolonia, zanafilla e të parit muze të sitit arkeologjik në Shqipëri, Studime Muzeologjike, Nr, 4, Tiranë, 2014, faqe 87–91.

Fotografia: © Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img