Manush Alimani

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Manush Alimani, veprimtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër dhe u rrit në Tiranë. Qysh në moshë të re u hodh në veprimtari antifashiste. U shqua si një ndër të rinjtë komunistë më aktivë të gjimnazit të kryeqytetit. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, më 1943. Udhëheqës i rinisë dhe njëri nga drejtuesit e Partisë Komuniste e të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në ish-qarkun e Shkodrës, sekretar politik i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste (1943 e më pas), anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare (1944). U arrestua në befasi dhe u torturua çnjerëzisht në qelitë e Gestapos në Tiranë. U nda nga jeta në qelitë e Gestapos në Tiranë, në vitin 1944. (Në fotografi: Manush Alimani

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 56.

Fotografia: © https://www.facebook.com/151402498339962/photos/a.155725384574340/877550412391830/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img