Mbledhja e Kongresit të I-rë Arbëresh

Lexo ngjarje:

U mblodh Kongresi I Arbëresh për gjuhën, kuvend i arbëreshëve të Italisë në fund të shekullit XIX për t’i shërbyer bashkërendimit të punës së atdhetarëve për problemet e gjuhës shqipe dhe përpjekjeve për Pavarësinë e Shqipërisë. Kongresi I u mblodh në Koriljano Kalabro (it. Corigliano Calabro), me nismën e Jeronim de Radës. Merrnin pjesë përfaqësues nga shumica e katundeve arbëreshe të Kalabrisë. Në kongres u vendos të formohej një “Shoqëri kombëtare shqiptare”, me qendër në Shën-Mitër (it. San Demetrio Corone), e cila do të botonte një gazetë arbëreshe dhe do të lidhej me Shqipërinë. Kryetar i shoqërisë u zgjodh Jeronim de Rada. Në janar 1897, në Puhëri (it. Pallagorio) të Katanxaros u botua numri i parë i organit të saj “La nazione albanese”. (Në fotografi: Lista e pjesëmarrësve në Kongresi I Arbëresh për gjuhën.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1251.

Fotografia: © https://diasporashqiptare.al/2020/05/19/arberesh-kongresi-i-pare-gjuhesuer-shqiptar-i-vitit-1895-ne-koriliano/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img