Bashkim Vishi

Lexo ngjarje:

Gjatë betejës në Jezerc (Ferizaj) u vra Bashkim Vishi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Dubravë të Kaçanikut, në vitin 1977. Në maj të vitit 1998 iu bashkua njësitit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik, në Zonën Operative të Nerodimes. Më 4 gusht 1998 njësitet e Kaçanikut u vendosën në Jezerc të Ferizajt. Me skuadrën e tij mori pjesë në shumë aksione luftarake dhe beteja. Më 26–28 shtator 1998 forcat serbe ndërmorën ofensivë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc. Bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë Bashkim Vishi ra në vijën e parë të frontit. (Në fotografi: Bashkim Vishi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1743–1744.

Fotografia: © https://www.facebook.com/426970514103394/photos/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img