Qitësja, Mjeshtrja e Merituar e Sportit, Elisabeta Karabolli (Nishica), përfaqësoi Shqipërinë në Gjermani dhe u shpall kampione e Evropës në pistoletë ajrore. Elisabeta Karabolli lindi në Tiranë, në vitin 1958. Ka ushtruar sportin e qitjes në garën 30+30 pistoletë në klubin sportiv “Partizani” (1972–1984) dhe në klubin sportiv “Studenti” (1992–2000). Ka fituar disa medalje ari dhe argjendi në kampionatet ballkanike të viteve 1982, 1984, 1992, 1996. Ka marrë pjesë në tri kampionate evropiane, duke fituar medalje bronzi (1977, Romë); medalje argjendi (1978, Finlandë) dhe titullin kampione e Evropës (1979, Gjermani, 587 pikë). (Në fotografi: Momenti i shpalljes kampione e Evropës, 1979.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1118.
Fotografia: © https://www.ocnal.com/2022/09/as-today-elisabeta-karabolli-became.html
Përpunim grafik: AHCF




