Numri i parë i gazetës “Sazani”

Lexo ngjarje:

Në Uorçester (SHBA) doli numri i parë i gazetës “Sazani” (1917–1918), gazetë e përdyjavshme politike e shoqërore. U botua në shqip e anglisht. Vijoi me ndërprerje 8 numra, deri më 26 mars 1918. Gazeta “Sazani” propagandoi bashkimin e forcave atdhetare të kolonive shqiptare të Amerikës në federatën “Vatra” dhe mbajtjen gjallë të ndjenjave kombëtare. Gazeta kohë pas kohe pasqyronte edhe veprimtaritë e kolonive të tjera shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Në fotografi: Ballinë e gazetës “Sazani”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2304-2305.

Fotografia: © https://www.facebook.com/159323554111375/photos/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img