Kongresi III-të i Bektashinjve

Lexo ngjarje:

Në Korçë u mblodh Kongresi III i Bektashinjve. Ky kongres vendosi organizimin përfundimtar të Tarikatit Bektashian në Shqipëri dhe krijoi Kryegjyshatën në Shqipëri me Kryegjysh Sali Njazi Dede. Në Statutin e ri të miratuar në kongres sanksionohej Komuniteti Bektashian si person juridik; gjuha shqipe si gjuha zyrtare fetare; krijimi i gjyshërive (si njësi territoriale u miratuan gjithsej gjashtë gjyshëri: Gjyshëria e Krujës, Elbasanit, Frashërit, Korçës, Prishtës dhe Gjirokastrës, me qendër teqetë përkatëse); hierarkia fetare, e cila përbëhej nga kryegjyshi, prindërit, dervishët dhe ofiqarët e besimit; Këshilli i cili hartonte buxhetin dhe kontrollonte anën administrative dhe financiare të komunitetit; udhëheqësit e Tarikatit duhej të ishin nënshtetas shqiptarë prej fisit e gjuhës. Në vitin 1930, Ministria e Drejtësisë miratoi Statutin Bektashian, duke i dhënë atij fuqi ligjore. Në mars të vitit 1930 Ahmet Zogu deklaroi emërimin e Hirësisë së Tij Sali Njazi Dede Kryegjysh të Bektashinjve shqiptarë. Qendra e Kryegjyshatës Bektashiane Botërore u vendos në Teqenë e Turanit dhe në fund të vitit 1930, u vendos në Teqenë e Melçanit. Në maj të vitit 1937, me vendim të Këshillit të Shenjtë Gjyshnor, ajo u transferua në godinën e re në Tiranë, ku gjendet edhe sot. (Në fotografi: Delegatë të Kongresit III i Bektashinjve.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1252.

Fotografia: © https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/kongresi-3/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img