Reshat Arbana

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Reshat Arbana, aktor, Artist i Popullit. Kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” (1965) dhe punoi si regjisor në Radio Tirana (1965–1973); në vitet 1974–1992, aktor në Teatrin Popullor dhe u aktivizua njëkohësisht në kinematografi. Reshat Arbana është aktor i planit dramatik dhe epik, me përjetim të thellë, shpesh me tone solemne e tragjike. Ai ka sjellë një galeri tipash që ndryshojnë në kohë e në hapësirë, në psikologjinë shoqërore si dhe në temperament. Në teatër ka realizuar 23 role kryesore, prej të cilëve më të njohurit janë: Selimi (“Familja e peshkatarit”), Pilo Shpiragu (“Lumi i vdekur”), Presidenti (“Luiza Miler”) etj. Në kinematografi ka interpretuar mbi 35 role, prej të cilëve më të njohurit janë: Isa Boletini (“Nëntori i dytë”), Ahmeti (“Dora e ngrohtë”), kryetari i këshillit (“Kur hapen dyert e jetës”); inxhinier Emili (“Rikonstruksioni”), me të cilin ka fituar çmimin “Aleksandër Moisiu”; Kola (“Flutura në kabinën time”), Adnani (“Hije që mbeten pas”) etj. (Në fotografi: Reshat Arbana)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 2924.

Fotografia: © https://shqiptarja.com/lajm/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img