Në Tiranë u krijua Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm, organ i përbërë nga 6 veta dhe i zgjedhur nga një “Komitet Kombëtar”, që u mblodh me urdhër të pushtuesve nazistë gjermanë. Mori përsipër punët qeveritare në kushtet e pushtimit nazist. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm ishte Ibrahim Biçaku. Veprimtaria e tij përfundoi kur nga “Kuvendi Kombëtar”, në tetor 1943 u formua qeveria e Rexhep Mitrovicës.
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1232.
Përpunim grafik: AHCF




