Shenjtërimi i Nënë Terezës

Lexo ngjarje:

Në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë u shenjtërua Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu, 1910–1997), misionare katolike e përkushtuar ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve. Me shërbimet e saj humanitare Nënë Tereza u bë gruaja më e admiruar në opinionin botëror dhe u nderua me shumë çmime e shpërblime të larta, si: “Padma Shri” (Urdhri i Lotusit) nga Presidenti i Indisë (1962); shpërblimi “Për mirëkuptimin ndërkombëtar” (1972), nga kryeministri i Indisë, Xhavaharlal Nehru; “Çmimi i parë për përparim në fe” nga qeveria britanike (1973) dhe çmimi “Nobel i Paqes” (1979). Në vitin 1996 u dekorua me urdhrin “Nderi i Kombit”. Në vitin 1999, Papa Gjon Pali II dha leje të posaçme që Nënë Tereza të hynte në procedurën e shenjtërimit. Një raport prej 35 000 faqesh për jetën e Nënë Terezës, si pjesë e procesit të shenjtërimit të saj, u dërgua në Vatikan nga Kalkuta. Në tetor 2003, Papa Gjon Pali II organizoi një ceremoni të madhe në Vatikan për lumturimin e Nënë Terezës. Data 4 shtator 2016 është dita e shenjtërimit të saj. (Në fotografi: Nënë Tereza dhe papa Gjon Pali II, 1986.)

Teksti: https://ambasadat.gov.al/bari-consulate/sq/shenjt%C3%ABrimi-i-n%C3%ABn%C3%AB-terez%C3%ABs

Fotografia: © https://www.evropaelire.org/a/27965494.html

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img