Largimi i Princ Vidit nga Shqipëria

Lexo ngjarje:

Princ Vidi (Wilhelm Wied) u detyrua të largohej nga Shqipëria. Fuqitë e Mëdha evropiane e kishin caktuar në krye të shtetit shqiptar. Ai erdhi në Shqipëri më 7 mars 1914. Rrethet atdhetare në përgjithësi panë te princi gjerman simbolin e Shqipërisë së pavarur dhe personin që do t’i jepte një orientim perëndimor shtetit të ri. Ato shpresonin se princi do ta bashkonte Shqipërinë, do ta shpëtonte atë nga rreziku i copëtimit të mëtejshëm, nga veprimtaria separatiste dhe anarkiste e aristokracisë çifligare e bajraktare vendëse dhe do të krijonte kushtet për zhvillimin e shpejtë ekonomik e shoqëror të saj. Pas shpërthimit, në maj 1914, të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme kundër tij, u detyrua të mbyllej në Durrës, i mbrojtur nga forcat e tij. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, në gusht 1914 ekuilibri politik ndërmjet Fuqive të Mëdha evropiane u prish dhe Vilhelm Vidi humbi dhe mbështetjen ndërkombëtare. Abdikoi formalisht dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria më 3 shtator 1914. (Në fotografi: Princ Vilhelm Vidi)

Teksti: Historia e popullit shqiptar – Vëll. III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2007, faqe 58–61, 74–75.

Fotografia: © https://kaiserreich.fandom.com/wiki/Wilhelm_zu_Wied

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img