Numri i parë i revistës “Kryqi i kuq shqiptar”

Lexo ngjarje:

Doli numri i parë i revistës “Kryqi i kuq shqiptar” (1922–1927), revistë e përmuajshme shëndetësore, shoqërore e kulturore, organ i Qendrës së Kryqit të Kuq Shqiptar; botohej shqip e frëngjisht. Vijoi me ndërprerje deri më 1927. Revista trajtoi çështje të përgjithshme shëndetësore, përhapi njohuri mjekësore dhe, kohë më kohë, botoi edhe artikuj për ekonominë shtëpiake, sportin, arsimin etj. (Në fotografi: Numri 6 i revistës “Kryqi i kuq shqiptar”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1390.

Fotografia: © https://www.kksh.org.al/revista/revista-6/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img