Numri i parë i gazetës “Zëri i popullit”

Lexo ngjarje:

Në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Zëri i popullit” (1942–1944), gazetë politike, ekonomike e shoqërore. Filloi të botohej ilegalisht në Tiranë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si organ i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Vijoi të dilte disa herë në muaj, i shtypur në shaptilograf me format broshure. Disa numra në fund të vitit 1943 u shtypën fshehtas në formë gazete, nga tipografët antifashistë të shtypshkronjave të Tiranës. Tirazhi i saj arrinte deri në 1 500 kopje, por gazeta shumëfishohej nga të gjitha komitetet qarkore të Partisë Komuniste Shqiptare, duke shtuar herë pas here në të materiale informative vendore për luftën. “Zëri i popullit” propagandonte vijën politike të Partisë Komuniste Shqiptare e të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasqyronte Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar e të popujve të tjerë, botonte artikuj e komente mbi gjendjen e brendshme dhe ndërkombëtare. Botimi i gazetës “Zëri popullit” u ndërpre në numrin e datës 7 nëntor 1944. “Zëri i popullit” rifilloi të botohej më 5 nëntor 1948, si gazetë e përditshme, organ i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë. Ajo propagandoi programin e Partisë së Punës të Shqipërisë, pasqyroi jetën dhe veprimtarinë e organizatave të partisë, trajtoi çështje ideologjike e teorike, probleme ekonomike, shoqërore e ndërkombëtare, çështje të arsimit, të kulturës, të artit, sportit etj. Gjatë vitit 1991 “Zëri i popullit” pasqyroi edhe hapat e parë të pluralizmit politik në Shqipëri, zgjedhjet e para pluraliste (3 mars 1991) dhe veprimtarinë e Kuvendit Popullor që doli pas tyre, Pas Kongresit X të Partisë së Punës të Shqipërisë (13 qershor 1991), ku u vendos krijimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, “Zëri i popullit” u bë organ i saj. (Në fotografi: Ballina e gazetës “Zëri i popullit”)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2989.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img