Numri i parë i revistës “Drita – Dituria”

Lexo ngjarje:

Në Stamboll doli numri i parë i revistës “Drita – Dituria” (1884–1885), revistë e përmuajshme kulturore, letrare dhe arsimore. Numri i parë doli nën kujdesin e Petro Pogës; nga nr. 2 e deri në fund (nr. 12) u botua nën kujdesin e Pandeli Sotirit. Rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e saj luajti Sami Frashëri. Nga nr. 4 (10 tetor 1884), ndërroi titullin në “Dituria”. Shënohet si një ndër revistat e para kulturore shqiptare. U themelua për të vënë në jetë programin e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip” dhe u botua me alfabetin e saj (të Stambollit). Luajti rol të rëndësishëm për zgjimin dhe zhvillimin e ndjenjave atdhetare. Përhapi njohuritë shkencore-natyrore dhe shoqërore-kulturore, në veçanti botoi shkrime për Shqipërinë dhe lënda e saj shërbeu për tekstet e para shkollore shqipe. Në faqet e saj u botuan vepra dhe shkrime të Sami Frashërit, Naim Frashërit, Jani Vretos, Pandeli Sotirit etj. (Në fotografi: Pamje nga Stambolli, shekulli XIX.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 534–535.

Fotografia: © https://themedialine.org/mideast-streets/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img