Në Boston Mass. (SHBA) doli numri i parë i revistës “Idealisti” (1926–1927), revistë shoqërore, politike, kulturore e letrare. Ishte organ i një grupi në gjirin e Federatës “Vatra”, që u përpoq t’i japë jetë shoqatës së re “The idealist”. Siç parashtrohet në artikullin programor të numrit të parë, “Idealisti” u përpoq të bëjë një politikë të pavarur kombëtare, shoqërore e kulturore. Pasqyroi jetën dhe problemet që shqetësonin bashkësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në Boston. Nga numri 13 (11 nëntor 1926) doli si organ i Federatës shqiptare “Bijtë e Shqipërisë”. (Në fotografi: Logo e Federatës “Vatra”)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 971.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Vatra,_the_Pan-Albanian_Federation_of_America
Përpunim grafik: AHCF




