Gazeta “Albanija”

Lexo ngjarje:

Në Beograd doli numri i parë i gazetës “Albanija” (1902–1906), gazetë politike, shoqërore, kulturore, letrare. Dolën 44 numra, në gjuhën shqipe dhe serbisht, frëngjisht, rumanisht e italisht. Pronar dhe drejtues ishte Jashar Erebara. Numri i parë doli me moton: “Shkipnija e shkiptarëvet”. Gazeta propagandoi programin e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke ngulmuar në bashkimin e shqiptarëve, gegë e toskë, kudo që ishin. Ajo thelloi më tej kërkesat e shqiptarëve për gjuhën e shkollën shqipe; luftoi kundër forcave konservatore dhe përgjithësisht kundër rrezikut që i vinte Shqipërisë nga pretendimet territoriale të mbretërive fqinje. (Në fotografi: Pamje nga Beogradi, viti 1902.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 47.

Fotografia: © https://www.limundo.com/kupovina/Kolekcionarstvo/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img