Spiro Xega

Lexo ngjarje:

Në Opar të Korçës lindi Spiro Xega, veprimtar i lëvizjes kombëtare, luftëtar i çetës së Çerçiz Topullit, piktor. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje. Emigroi në Turqi, ku mori mësimet e para për pikturë te një ikonograf dhe u lidh me patriotë të kohës. Pas kthimit në atdhe u mor me tregti dhe njëkohësisht krijoi disa tablo, portrete, vizatime dhe peizazhe, kryesisht me motive patriotike. Një nga veprat më të rëndësishme është “Skënderbeu” (1913). Prej tij ruhen mbi 10 tablo me figurën e Skënderbeut, disa prej tyre të fillimit të shekullit XX. Megjithëse piktor autodidakt, Spiro Xega shquhet për vizatimin e hollësishëm të detajeve. Përgjithësisht tablotë e tij përshkohen nga fryma romantike. Ato kanë luajtur rol për forcimin e ndjenjave patriotike dhe të krenarisë kombëtare. Veprat më të mira të Spiro Xegës ruhen në galeritë e arteve në Tiranë dhe në Korçë, në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë dhe një pjesë e madhe në familjen e piktorit në Korçë. (Në fotografi: Vepra e Xegës “Skënderbeu”, 1913.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2934.

Fotografia: © https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Skanderbeg_by_Spiro_Xega.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img