Në Selanik (Greqi) doli numri i parë i gazetës “Lirija” (1908–1910), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare. Vijoi deri në numrin 108. E drejtoi Lumo Skëndo; shtypej në shtypshkronjën “Mbrothësia” në Sofje. Në fillim u kufizua me kërkesa kulturore kombëtare në kuadrin e regjimit xhonturk, ndërsa më pas përkrahu kryengritjen kundërosmane të vitit 1910. Për shkak të përndjekjeve dhe të masakrave të ekspeditës osmane të komanduar nga Shefqet Turgut pasha, gazeta “Lirija” u detyrua ta mbyllte veprimtarinë e saj në numrin 108. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Lirija”, 1908)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1529.
Fotografia: © Kadiu A., arkivi vetjak.
Përpunim grafik: AHCF




