Murat Toptani

Lexo ngjarje:

Në Aka (Kaukaz) lindi Murat Toptani, skulptor, poet dhe patriot i Rilindjes, i biri i atdhetarit Said Sheremedin Toptani. Veprimtarinë e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht etj.). Mbajti lidhje me vëllezërit Frashëri (ishte dhëndri i Naim Frashërit) dhe me patriotë të tjerë të kohës. Nënshkroi aktin e Shpalljes së Pavarësisë (1912) si delegat i Tiranës. Busti i Skënderbeut që Murat Toptani punoi në Napoli më 1899, është një nga krijimet e para të skulpturës në artin tonë të Rilindjes. Ka bërë edhe disa vepra të tjera në skulpturë e pikturë dhe karikatura me temë patriotike. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhet një bust i Skënderbeut (bronz) i vitit 1917 dhe karikatura “Premtimet e Anglisë” (akuarel). Murat Toptani shkroi edhe vjersha e artikuj publicistike. Një pjesë e poezisë u përmblodh në librin “Vjershat e Murat Toptanit” (Tiranë, 1924). U nda nga jeta në Tiranë në vitin 1917. (Në fotografi: Murat Toptani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2729.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Murad_Toptani

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img