Themelimi i “Federatës Sportive Shqiptare”

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u themelua “Federata Sportive Shqiptare” (FSSH), me 3 seksione: atletikë-gjimnastikë-not, lojëra sportive dhe sporte të rënda. Në vitin 1932 Federata Sportive Shqiptare u anëtarësua në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe Futbollit. Në vitin 1945, “Federata Sportive Shqiptare” u riorganizua dhe u zgjerua me më shumë lloje sportesh. Në vitin 1949 u ngrit Komiteti Shtetëror i Kulturës Fizike dhe Sporteve (KSHKFS), i cili në vitin 1958 u shndërrua në “Komitet të Bashkimit të Fizkulturistëve e të Sportistëve të Shqipërisë” (BFSSH). Komiteti i BFSSH-së ngriti federatat sportive të futbollit, të sporteve të rënda e qitjes, lojërave me dorë, atletikës, gjimnastikës, alpinizmit, komisionin qendror të shahut, çiklizmit dhe të notit. Me suprimimin e “Bashkimit të Fizkulturistëve e Sportistëve të Shqipërisë” (1992), u ngritën federata sportive shqiptare në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, sipas Ligjit nr. 8114, datë 28.03.1996 “Për sportin”. Sot në Republikën e Shqipërisë zhvillojnë veprimtari 27 federata sportive, ndërsa në Kosovë numri i federatave ka arritur shifrën 21. (Në fotografi: Stema e Federatës Shqiptare të Futbollit.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 654.

Fotografia: © https://fshf.org/sq/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img