Gazeta “Zgjim i Shqipërisë”

Lexo ngjarje:

Në Janinë doli numri i parë i gazetës “Zgjim i Shqipërisë” (1909–1911), gazetë politike, shoqërore e letrare në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në turqisht. Botohej si “organ kombëtar” i klubit “Bashkimi” të Janinës nga Abdul Haki, Naum Naçi, Hamza Tatëzati e Fehmi Tepelena. U botuan 112 numra, por me ndërprerje të përkohshme e me vonesa. Numri i fundit doli më 16 maj 1911. Gazeta “Zgjim i Shqipërisë” propagandoi domosdoshmërinë e zgjerimit e të fuqizimit të lëvizjes kombëtare. Ndërlidhi veprimtarinë e atdhetarëve e të shoqërive të tyre në tërë Shqipërinë e Jugut e më tej, dhe shtroi nevojën e ngutshme për dituri dhe për përhapjen e diturive në gjuhën amtare. Mbrojti çështjen shqiptare kundër armiqve të jashtëm dhe veglave të tyre brenda vendit. Shpërndahej brenda dhe jashtë Shqipërisë, kudo ku kishte shqiptarë të mërguar, deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Në fotografi: Ballina e gazetës “Zgjim i Shqipërisë”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2991.

Fotografia: © Marin Mema

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img