Qeveria shqiptare vendosi të riatdhesojë të burgosurit gjermanë dhe austriakë, të mbetur në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas lufte, kryesisht robërit gjermanë, punuan në ndërmarrje që lidheshin me bonifikimin e vendit. Një pjesë e mirë e trupave u riatdhesuan më 30 qershor 1950. Rreth 227 robër gjermanë arritën të riatdhesohen sërish në Gjermani, të mbështetur edhe nga Bashkimi Sovjetik. Nisja u bë nga Durrësi drejt Gjermanisë Lindore, e cila do të bënte çmos që të rimerrte atë pjesë sado të vogël të shtetasve të saj. Një kontribut të madh për riatdhesimin e tyre luajti edhe Kryqi i Kuq, i cili ndërveproi në shumë shtete për të qartësuar rolin e ushtarëve, të teknikëve dhe të qytetarëve që ishin njollosur me damkën e “pushtuesit”. Ky hap do të ndikonte edhe në forcimin e marrëdhënieve mes Gjermaninë Lindore dhe Tiranës zyrtare. (Në 2 fotografi: 1) Grup robërish; 2) Dokument me numrin e punonjësve (të burgosur gjermanë), të cilët kanë punuar për ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”.)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




