Protokolli shqiptaro-grek i Kapshticës

Lexo ngjarje:

U nënshkrua “Protokolli shqiptaro-grek i Kapshticës”, marrëveshje e nënshkruar midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të qeverisë greke. Protokolli synonte mënjanimin e pushtimit të krahinës së Korçës nga trupat greke dhe shmangien e një lufte të armatosur midis Shqipërisë dhe Greqisë. U nënshkrua në fshatin kufitar Kapshticë të Devollit, në kushtet kur qeveria greke, me pëlqimin e qeverisë së Parisit, kishte bërë gati në kufi ushtrinë e saj për t’u zënë vendin njësive të ushtrisë franceze që po largoheshin nga Korça. Për të përballuar këtë rrezik u mobilizuan forcat atdhetare të krahinës, të cilat prej 26 majit e kishin bashkuar administrativisht krahinën e Korçës me pjesën tjetër të vendit nën qeverinë kombëtare të Tiranës dhe po përgatiteshin t’i kundërviheshin një agresioni të mundshëm grek. Me këtë protokoll pala greke zotohej të urdhëronte ushtrinë e saj që të mos e kalonte kufirin shqiptar, kurse pala shqiptare të mos merrte masa shtrënguese kundër kishave e shkollave greke dhe elementëve grekofilë në Shqipëri. Përcaktohej edhe një vijë demarkacioni, e cila nuk duhej të shkelej nga forcat e asnjërës palë. Protokolli do të kishte karakter të përkohshëm. Ai parashikohej të zëvendësohej ose nga vendimet që do të merrte Konferenca e Paqes për të ardhmen e Shqipërisë së Jugut, ose nga një marrëveshje e re midis qeverisë greke dhe qeverisë shqiptare. Pas fitores së Luftës së Vlorës, në verën e vitit 1920, qeveria shqiptare e quajti Protokollin e Kapshticës si të paqenë. 

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2118.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img