Muzeu Etnografik Arbëresh

Lexo ngjarje:

Në fshatin Çifti (it. Civita) të Kalabrisë u inaugurua Muzeu Etnografik Arbëresh. Për pesë vitet e para, muzeu u vendos në shtëpinë “Zuccaro”, një ndërtesë tipike në qendrën historike të qytetit. Në vitin 1994, muzeu u transferua në godinën e ish-bashkisë së fshatit Çifti, e rinovuar sipas një projekti të një strukture muzeore. Muzeu përbëhet nga seksione të ndryshme, që kanë të bëjnë me pakicën gjuhësore arbëreshe. Një seksion etnografik i referohet territorit arbëresh. Përpos veshjeve tradicionale arbëreshe, që barten prej shekujsh, ndodhen dhe vegla bujqësore, orendi shtëpiake dhe foto familjare të personaliteteve arbëreshe. Muzeu sot përfaqëson një realitet kulturor dhe një pikë referimi për studime dhe kërkime duke iu referuar si ruajtës i karakteristikave të traditës italo-shqiptare të komunitetit të Çiftit. Muzeu ka synuar të sigurojë hyrje falas për vizitorët, pa qëllime fitimi. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Muzeut Etnografik Arbëresh.)

Teksti: http://www.museoetnicoarbresh.org/index.htm

Fotografia: © https://www.beniculturali.it/luogo/museo-etnico-arberesh

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img