Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz)

Lexo ngjarje:

Lindi në Vjenë (Austri) Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz), gjuhëtar austriak, profesor, albanolog. Si albanolog, vëmendje të veçantë i ka kushtuar studimit të dialekteve arbëreshe e ndarjes dialektore të shqipes, folklorit dhe kulturës popullore shqiptare. Gjatë viteve të Luftës I Botërore bëri një udhëtim studimi në Shqipëri, mblodhi lëndë folklorike e dialektore dhe mori pjesë në punimet e Komisisë Letrare Shqipe e në diskutimet për çështjet e formimit të një gjuhe letrare shqipe të njësuar. Studimet themelore në fushën e kulturës popullore janë “Die Volkspoesie der Albaner”, 1917 (“Poezia popullore shqiptare”), “Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde”, 1922 (“Përralla shqiptare dhe tekste të tjera nga folklori shqiptar”), “Albanien erzhält”, 1956 (“Shqipëria rrëfen”), “Die Volksepik der Albaner”, 1958 (“Epika popullore shqiptare”), një studim i hapët për ciklin shqiptar të kreshnikëve. Në fushën e sintaksës ka botuar një monografi për periudhën hipotetike të shqipes “Die hypothetische Periode im Albanischen” (1914). Pas Luftës II Botërore u vendos në Republikën Demokratike Gjermane. Mbajti kursin e gjuhës shqipe në Universitetin e Lajpcigut dhe hartoi një varg librash për mësimin e shqipes, një antologji të letërsisë shqiptare me përkthim gjermanisht e me një hyrje për gjuhën shqipe (1948, dy vëllime) dhe një kurs të gjuhës shqipe në tri vëllime (Fjalor shqip-gjermanisht, Antologji shqipe, Gramatikë, 1954, 1955, 1959). Ka botuar edhe punime për sintaksën e shqipes. Ka shkruar artikuj e recensione vlerësuese për botime gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ka përkthyer dhe botuar të plotë në gjermanisht veprën e Gjergj Fishtës “Lahuta e Malësisë”, si edhe dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës. Për kontributin e tij në fushën e studimeve albanologjike është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”. (Në fotografi: Maksimilian Lamberc)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1455.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img