Fiqri Kraja

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Fiqri Kraja, dirigjent. Në vitet 1947–1951 ndoqi Liceun Artistik “Jordan Misja”. Punoi si klarinetist në bandën e ushtrisë prej vitit 1951 deri 1953, ndërsa më vonë, deri më 1955 në Ansamblin e Ushtrisë. Në vitet 1955–1959 ishte oboist në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në vitet 1959–1961 studioi për perkusion në Konservatorin e Sofjes (Bullgari). Pas ndërprerjes së studimeve, në vitet 1962–1965 studioi për dirigjim në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua në klasën e pedagogut Mustafa Krantja. Pas përfundimit të studimeve u emërua dirigjent në Teatrin e Operës dhe Baletit deri më 1980 dhe nga ai vit, ishte dirigjent në Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen në pension (1996). (Në fotografi: Fiqri Kraja)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img