Ilir Soba

Lexo ngjarje:

Në fshatin Kralan të Gjakovës, gjatë luftimeve të ashpra u vra Ilir Soba, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Gjakovë, në vitin 1971. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Pas shkollës së mesme u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Elektroteknik, dega e automatikës. Por në vitin e tretë u detyrua t’i ndërpresë studimet dhe më 25 maj 1998 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shtabin e Gllogjanit. Mori pjesë në vijën e parë të frontit në luftimet që u zhvilluan në Prejlep, Prekolluk, Lumbardh, Broliq, Jabllanicë të Gjakovës etj. Më 17–18 tetor 1998, kur forcat serbe u vendosën në fshatin Kralan të Gjakovës, zonë kjo që deri atë ditë kontrollohej nga vëzhguesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë një konfrontim i hapur me forcat serbe. Në luftime mori pjesë edhe Ilir Soba. Gjatë luftimeve të ashpra, u vra më 1998. (Në fotografi: Ilir Soba)

Teksti: https://radiogjakova.info/

Fotografia: © https://www.facebook.com/Gjakovade/photos/a.154277657943356/584921191545665/?type=3

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mumin Selami

In the "Tophana" neighborhood of Vlorë, at the illegal base of the Albanian Communist Party, Mumin Selami, an activist of the National Liberation Antifascist Movement and a People's Hero, was killed.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img